Vetëvendosja thërret qytetarët në protesta, policia shton masat e sigurisë

Kosovë&Rajon

protesta2015Vetëvendosje pret që protesta e nesërme të tubojë më shumë qytetarë sesa mblodhi protesta e së shtunës.

Policia njofton se ka përgatitur planin operativ për ruajtjen e rendit. Në anën tjetër, hulumtues të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë thonë se situata është më se e ndjeshme.

Protesta me kërkesë, kthimin e ligjit për Trepçën në Kuvend dhe shkarkimin e ministrit serb Jabllanoviq, e thirrur nga Vetëvendosje do të nis në sheshin “Skënderbeu”në orën 12.00. Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj tha se kjo protestë do të mbledhë numër të madh protestuesish.

“ Sipas raporteve të para nga terreni, pritet, një numër më i madh i protestuesve në protestën e së nesërmes, për shkak të pakënaqësisë së ardhur nga ana e qeverisë dhe ndonjëherë nga disa deklarata të ardhura të cilat vetëm sa kanë irrituar qytetarin e Republikës së Kosovës. Do të ketë fjalime sikurse herën e kaluar por në anën tjetër kujdestarët tonë do të kujdesen që gjithçka të shkoi sipas skenarit “ , tha ai.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani thotë se policia tashmë ka bërë planin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës.

“Policia e Kosovës do të jetë e gatshme me planin operativ për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike për të gjithë qytetarët, duke përfshirë pjesën që mund të jenë pjesë e protestës por edhe për qytetarët tjerë që t’ju mundësohet liria e lëvizjes së lirë”, tha Kelani.

ME TE LEXUARAT