Mbrëmjen e 25 janarit është ndarë nga jeta edhe këngëtari i famshëm, Demis Russos.
Intepretuesi dhe basisti i njohur grek, që të gjithë e njohim edhe prej hiteve si “Quand je t’aime”, “Forever And Ever” apo edhe “Goodbye My Love, Goodbye” ka vdekur mbrëmë në Athinë, në moshën 69-vjeçare.
Konfirmimi i këtij lajmi erdhi pikërisht nga e bija e Roussos, Emily.
Artemios Ventouris Demis Roussos i lindur në Aleksandri (Egjipt) më 15 gusht të vitit 1946, shquhej për meloditë dhe timbrikën e tij tejet të veçantë.
Fillimet në karrierën e tij si artist datojnë në vitet ’60 si pjesëtar i grupit me Aphrodite’s Child, me të cilin ka dhënë një koncert edhe në Shqipëri në Pallatin e Kongreseve në vitin 2000.