Një gjykatë turke ka urdhëruar rrjetin social Facebook që të bllokojë disa faqe që konsiderohet se po fyejnë Profetin Muhamed, duke kërcënuar se do të bllokojë qasjen e tërësishme në këtë uebfaqe nëse nuk i plotëson këto kërkesa.
Urdhri i dhënë të dielën tashmë ka rezultuar me një faqe të bllokuar në Facebook, raporton Reuters duke u bazuar në burimet e veta.
Më herët gjatë muajit një gjykatë tjetër në Turqi kishte nisur hetimet për një gazetë që kishte rishtypur disa pjesë nga gazeta satirike “Charlie Hebdo”, që ishte sulmuar në fillim të vitit në zyrat e saja në Paris, transmeton Koha.net.
Ky nuk është veprimi i parë i qeverisë turke ndaj rrjeteve sociale. Vitin e kaluar, kryeministri Recep Tayyip Erdogan kishte bllokuar qasjen në Twitter për shkak se përdoruesit kishin postuar të dhëna në lidhje me skandalin për korrupsion në qeverinë turke.
Turqia kishte bllokuar qasjen edhe në faqen më të madhe të videove, Youtube.