Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkodër, mblidhet Komisioni i Etikës, prindërit: Ktheni në punë mësuesen që rrahu nxënësin

Ministria-e-Arsimit3Diten e sotme pritet qe ne Shkoder te mblidhet stafti pedagogjik dhe Keshilli i Etikes ne Drejtorine Arsimore per te shqyrtuar rastin e mesuese qe u filmua duke rrahur nxenesin ne klase.

Para kesaj mbledhje prinderit e nxenesve kane dale serish ne mbrojtje te mesueses Suela Pirani.

Stafi i shkolles dhe prinderit e nxenesve kane dale ne mbrojtje te mesueses se akuzuar duke kerkuar qe ajo te kthehet ne pune.

“Nuk ka pasur asnjehere raste te tilla dhune nga mesuesja e cila profesionalisht eshte nje nga me profesionistet ne profilin e saj pasi vetem pak kohe me pare ka fituar edhe Olimpiaden e Matematikes”, kane thene anetaret e stafit pedagogjik ne Shkoder.
Javen e kaluar publikimi i pamjeve te fimuara ne klase gjate rrahjes se nxenesit nga mesuesja, solli pezullimin nga detyra te kesaj te fundit.
Ngjarja ka ndodhur ne oren e Matematikes ne shkollen 9-vjecare “Prek Gjoni” ne zonen e Bajzes ne Malesi te Madhe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet