Një shtetas 44 vjeçar, banues në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër, u gjet i vetëvarur mbrëmjen e djeshme në ambientet e ish-banesës së tij.
Drejtoria e Policisë së Rrethit Shkodër informon se ditën e djeshme rreth orës 18.00 është gjetur i vetëvarur me litarë në ish-banesën e tij të vjetër e të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, shtetasi A B, 44 vjec.
Nga hetimet paraprake rezulton se viktima nuk ka dëmtime të tjera. Sipas deklarimeve të familjarëve dyshohet se viktima ka pasur probleme depresioni.