Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Serbia nxiton të bashkëpunojë me Syriza-n

serbiZëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i ri grek, Alexis Tsipras kanë deklaruar se të dy shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin, sidomos në fushën e ekonomisë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet bilaterale midis shteteve si tradicionalisht miqësore, të dy zyrtarët u pajtuan se rritja e bashkëpunimit është synim i përbashkët, sidomos në aspektin ekonomik, e gjithashtu edhe në fushat e infrastrukturës, energjisë dhe kulturës, njofton Tanjug, transmeton Koha.net.

Partia greke edhe njëherë ka treguar mbështetjen e saj për integrimin e Serbisë në BE dhe ka mbajtur qëndrimin e saj për mos njohjen e Kosovës, thuhet në një komunikatë të ministrisë së Daçiqit.

Gjatë bisedimeve, të dy palët vunë në pah nevojën për një bashkëpunim më të afërt politik, që do të thotë takime më të shpeshta të nivelit të lartë, sesione të dy qeverive dhe gjithashtu me mundësinë e bashkëpunimit trepalësh me shtetet e regjionit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet