Një pjesë e qytetarëve iu përgjigjen thirrjes së opozitës për të fikur makinat për 5 minuta kudo që ndodheshin.
Ndërkohë kryetari i PD-së Basha, pasi la makinën në rrugë dhe eci në këmbë tha se protesta e sotme është pranvera e protestave.
Basha tha se qytetarë të shumtë anembanë vendit nga Saranda në Shkodër, iu përgjigjen thirrjes së PD-së për të protestuar në mënyrë qytetare.
Për kreun e PD-së një protestë e tillë është për ti treguar qeverisë se nuk mund të luajë si të dojë me fatet e
njerëzve.
Në disa akse të Tiranës kishte trafik të ngarkuar.
Makinat u fikën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në autostradën Tiranë- Durrës.