Përurohet fluturimi i parë drejt Barit nga kompania “Balkan Express”

Aktualitet

aeroporti“Tirana International Airport” (TIA) përuroi sot fluturimin e parë nga Tirana drejt Barit, Itali.

Kompania e fluturimeve “Balkan Express” do të operojë tre herë në javë – të hënave, të mërkurave dhe të premteve – me një avion të tipit “Fokker 50” të shoqërisë ajrore “Air Valle”.

“Të përshtatur për qëndrime të shkurtra ose gjatë fundjavës, fluturimet janë caktuar në orare praktike për qytetarët italianë që punojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojnë udhëtimin drejt Italisë së Jugut për shumë shqiptarë, ndërsa fluturimi zgjat vetëm 50 minuta”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, RolfCastro-Vasquez.

Me fluturimin e ri drejt Barit, numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arrin në 21.

“Balkan Express” njoftoi gjithashtu se duke filluar nga data 2 mars, kompania do të fillojë të operojë fluturime nga Tirana në Brindisi me tarifa të ulëta për pasagjerët.

TIA po përgatitet për fillimin e fluturimeve në destinacione të reja në muajt në vijim duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme standarde të larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.

ME TE LEXUARAT