Persona të armatosur e të veshur me veshje të pashënuara ushtarake, e kanë rrethuar selinë e kanalit të vetëm televiziv në gjuhën e tatarëve të Krimesë, që gjendet në gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia. Gazetarët e kanalit ATR, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se dhjetëra persona të maskuar e kanë rrethuar zyrën që gjendet në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol. Aktivisti i tatarëve të Krimesë, Eskender Bariyev, ka shkruar në Facebook se bastisjet janë kryer në zyrat e televizitonit.
Korrespodenti i ART, Shevket Namatullayev, ka shkruar se përfaqësuesit e Shërbimit Feredal të Sigurisë në Rusi dhe ata nga Komiteti i Hetimit, po i marrin në pyetje zyrtarët e menaxhmentit. Detaje të tjera nuk janë dhënë. Aktivistët, udhëheqësit e komunitetit si dhe grupe të tjera të tatarëve në Krime, janë përballur me diskriminim, presion dhe abuzim për shkak se patën refuzuar që Krimea të aneksohet nga Rusia. REL