Pep Guardiola “alarmon” bavarezët

Kliko per me shume info

guardiolaaaGazeta gjermane “Bild” ka publikuar një shkrim në të cilin thekson se tekniku spanjoll mund të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit.

Sinjalin e jep vetë Guardiola, fjalët e të cilit janë interpretuar në mënyra të ndryshme nga mbështetësit e klubit bavarez. “Për mua ishte një sfidë dhe nuk ka aspak rëndësi se çfarë do të ndodhë. Këtu kam jetuar një periudhë të bukur dhe jam shumë i kënaqur.

Kliko per me shume info

E gjithë kjo ishte një ëndërr që u bë realitet”, nënvizoi 44-vjeçari. Këtë deklaratë, Guardiola e bëri gjatë një vizite në klubin e fansave të Greding por “Bild” shkon më tej duke theksuar se kjo është një deklaratë që ngre pikëpyetje për të ardhmen e tij në stolin e gjigandëve të Bavarisë.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Filip Lahm, i cili u shpreh se i pëlqen shumë të punojë me trajnerin aktual, por nuk mund t’i japë asnjë këshillë për të ardhmen. Kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2016, por zërat për mundësinë e afrimit të tij me Barcelonën ku mund të marrë postin e drejtorit sportiv, janë shtuar shumë kohët e fundit.

Në intervistën dhënë përpara qindra tifozëve në Greding, Guardiola shtoi se gjatë muajve të verës do të ulet në një tavolinë me drejtuesit dhe ky është një tjetër sinjal që të bën të kuptosh se në kokën e teknikut katalanas detajet për të ardhmen nuk janë ende të qarta.

Ai e drejtoi Barcelonën për 4 sezone duke fituar 13 kupa por gjatë gjithë kohës që ka ngrohur stolin e skuadrës spanjolle, ai është lidhur nga kontrata 1-vjeçare që rinovoheshin çdo fund sezoni. Në vitin 2012 ai u largua nga “Camp Nou” për t’u spostuar drejt Neë York-ut ku u kontaktua nga Bayerni i Munihut që e riktheu sërish në Evropë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here