Obama kërkon ndërprerjen e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë

Bota

obama-sulmiPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për të shtuar presionin ndaj Rusisë, për ndërprerjen e operacioneve ushtarake në lindje të Ukrainës.

Obama këto komente i ka bërë gjatë të dielës në New Delhi të Indisë, një ditë pas sulmeve me raketa nga ana e separatistëve pro-rusë ku janë vrarë 30 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë në Donjeck dhe Marupol.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Obama ka thënë se nevojitet një konsultim me partnerët ndërkombëtar e veçanërisht me Bashkimin Evropian, për të shikuar mundësitë e ndërprerjes së konfrontimit ushtarak në lindje të Ukrainës.

BE e ka thirrur një takim urgjent të ministrave të jashtëm për datën 29 janar, për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë.

Sulmet me raketa në Mariupol kanë ndodhur një ditë pasi që njëri nga udhëheqësit e seperatistëve, ka thënë se rebelët do të marrin kontrollin mbi të gjithë krahinën.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, në prill të vitit të kaluar, janë vrarë më shumë se 5 mijë njerëz.

ME TE LEXUARAT