Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nishani refuzon shkarkimin e ambasadorit Ceka, insiston Bushati

presidencaNë Shqipëri, raportet Presidencë-mazhorancë, vazhdojnë të jenë të tensionuara prej kohësh dhe pritet që të mbeten të tilla edhe në vazhdim.

Mësohet se një tjetër përplasje është regjistruar mes presidentit dhe Ministrisë së Jashtme, të drejtuar nga ministri Ditmir Bushati.

Prej pak kohësh Ministria e Jashtme i ka kërkuar kreut të shtetit që të shkarkojë ambasadorin e Shqipërisë në Itali, Neritan Cekën, që me parë se të zgjidhej në këtë detyrë ka mbajtur postin e këshilltarit për kulturën, pranë kabinetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por pavarësisht se kërkesa ka disa kohë që gjendet në zyrën e presidentit Bujar Nishani, mësohet se ky i fundit ka refuzuar ta pranojë këtë kërkesë, me arsyetimin se më parë duhet t’i përfundojë mandati i plotë.

Duke regjistruar në këtë mënyrë një tjetër përplasje mazhorancë president. Por raportet me Ministrinë e Jashtme janë të ftohta prej kohësh, dhe lidhen pikërisht me emërime ose shkarkime ambasadorësh.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pak kohë më parë i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, pranoi se mes tij dhe Presidentit mungon prej kohësh komunikimi, madje kreu i shtetit ka refuzuar disa herë kërkesat për tu takuar dhe diskutuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet