Zv.Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea reagoi zyrtarisht pas bllokimit të rrugëve prej opozitës. “Bllokimi i stimuluar i trafikut sot është produkt i një politike të vjetër antiqytetare dhe anti demokratike. Kush e quan ndryshe duke e paraqitur si protestë demokratike, gabon. Sepse është fare e qartë se sado pak mjete të ndalen, ndalimi i tyre e bllokon krejt trafikun. Dhe ky bllokim nuk shpreh aspak opinionin e të gjithë atyre që janë ndalur, por cenon drejtpërdrejt lirinë dhe të drejtën e kujtdo ndër ta që nuk është në rrugë për të protestuar, po për arsye të tjera nga më të ndryshmet”, u shpreh Gjebrea.
PD, tha ajo, është në të drejtën e sajë të protestojë dhe organizojë protesta kundër çdo vendimi apo veprimi të qeverisë por nuk është në të drejtën e sa të detyrojë qytetarët që nuk mendojnë siç mendon PD që të bëhen numërorët e PD duke u vënë me zor në rreshtin e makinave të ndaluara. “Për më tepër, PD dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë e lëvizjes në rrugë qoftë për ndihmë e shpejtë, qoftë për forcat e rendit. Urojmë shumë që kjo e sotmja të mbetet vetëm një lajthitje dhe të mos përsëritet në dëm të lirisë e të së drejtës së njerëzve që dalin në rrugë me makinë për nevojat e punës dhe drejtës së tyre të përditshme”, nenvizoi ajo.
Harruat ju zoje kur bllokonit bulevardin me cadra per muaj me rradhe?! Apo ajo nuk quhej cenim i qytetareve dhe i sigurise per te ecur ne rruge?
Ti paske emer te bukur m…