Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë apel të gjithë drejtuesve të organeve të njësive të qeverisjes vendore se duhet të sjellin sa më parë informacionet në lidhje me qendrat e votimit.
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj tha se shqetësuese mbetet situata në Shkodër, Lezhe, Tiranë dhe Vlorë të cilat kanë dhënë informacionet më të pakta.
“KQZ konstaton se deri më sot nuk kanë sjellë informacione për qendrat e votimi 183 njësi të qeverisjes vendore nga 383 njësi vendore në total. Tërheqim vëmendjen dhe i bëjmë thirrje kryetarëve të njësive të qeverisjës vendore të depozitojnë informacionet e kërkuar nga KQZ
Situata më shqetësuese paraqiteit në Shkodër, me 13 njësi që nuk kanë sjellë informacione, në Kukës 14 njësi vendore nuk kanë sjellë informacion, Lezhe 11 njësi nuk kanë sjellë informacion, në qarkun e Tiranës janë 20 njësi që nuk kanë sjellë informacione dhe Vlorë 16 njësi vendore që nuk kanë sjellë informacion.”
Po ashtu KQZ, nëpërmjet zëdhënëses bëri të ditur se shqetësim mbetet edhe dorëzimi i hartave elektorale.
“Shqetësues mbetet dorëzimi i hartave zgjedhore. Nga 200 njësi vendore që kanë përcjellë informacion pranë KQZ, hartën e njësisë për zgjedhje e kanë sjellë deri tani 77 njësi, nga të cilët 16 kanë sjellë harta të parregullta. Afati për dorëzimin e informacioneve është dita e sotme.
Ju bëjmë apel drejtuesve të organeve vendore të sjellin dokumentacioni zgjedhor pasi në të kundër KQZ do të procedojë sanksione administrative në ngarkim të personave përgjegjës. Shkeljet e konstatura do të ndëshkohet me gjobe.”