Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

KLD zhvillon mbledhjen e radhës, Presidenti Nishani mesazh kundër dhunës në familje

kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila nisi me një mesazh të Presidentit të Republikës,  Bujar Nishani, kundër dhunës në familje. Në fjalën e tij, ndërsa e konsideroi të papranueshme  çdo akt dhune, Presidenti i Republikës theksoi se askush dhe asnjë institucion nuk mund ta neglizhojë agresivitetin ndaj gruas. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës, i mbështetur në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit, propozoi që Inspektorati i KLD-së të përgatisë një plan pune për fillimin e një inspektimi tematik me temë dhunën në familje. Gjithashtu, mbështetjen unanime të anëtarëve të KLD-së gjeti edhe propozimi tjetër i Presidentit Nishani për trajtimin e çështjes se dhunës ndaj grave, për t`i adresuar si prioritet në trajnimet vjetore të gjyqtarëve.

Pas miratimit në mënyrë unanime të propozimeve të Presidentit të Republikës, sipas përcaktimeve në rendin e ditës, mbledhja nisi me diskutimin dhe miratimin e relacionit për normimin e konceptit të “Gjyqtarit që është promovuar së fundmi” referuar materialit të përgatitur nga grupi punës “Për limitimin e afateve kohore për promovimin e gjyqtarëve”.

Në vijim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit u njohën me raportin “Mbi inspektimin e veprimtarisë së gjyqtarit Dh.P. në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec”, i cili iu adresua ministrit te Drejtësisë për vijimin e mëtejshëm te procedurave.

Me konsensusin e anëtarëve të Këshillit, u caktua z. Vangjel Kosta, si anëtar në Komisionin e Posaçëm për Vlerësimin Paraprak të Kandidatëve për Funksionet Drejtuese në Gjykata dhe znj. Albana Shtylla, si  anëtare në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike. Këshilli, gjithashtu, miratoi me konsensus z. Artan Broci, z.Tritan Hamitaj, dhe z. Ilir Mustafaj në përbërjen e Grupit të Punës për Sistemin e Pikëzimit për vitin 2015.

Mbledhja vijoi me diskutimin dhe miratimin e vlerësimit profesional dhe etik me procedurë të përshpejtuar për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër z. Ramiz Lala.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet