Kina bëhet tregu më i madh i iPhone-ve

Teknologji

iphoneApple pritet që këtë javë të njoftojë se Kina është shteti me shitjen më të madhe të iPhone-ve.

Marrëveshja e gjigantit teknologjik me "China Mobile" ka bërë që shitja në shtetin aziatik për herë të parë të kalojë atë të tregut amerikan.

Sipas statistikave të fundit të publikuara, në tregun kinez janë afër 36 për qind të të gjithë iPhone-ve të shitur, ndërsa në Amerikë janë 24 për qind.

Kompania po ashtu ka njoftuar se ka në plan të zgjerojë degët e saja në Kinë. Ajo ka planifikuar hapjen e 25 dyqaneve të reja në dy vjetët e ardhshme.

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në Kinë ishin lansuar më vonë sesa tregjet e shteteve perëndimore.

ME TE LEXUARAT