Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Këshilltaret e komunës dalin prostituta në rrugë, kryetari gjobit klientët

keshilltare-prostitutaDy këshilltare të pushtetit vendor në Castel Volturno në Caserta të Italisë lanë zyrën per nje dite, veshën taka të larta, funde të shkurtëra, dekolte të hapura dhe një dozë të madhe grimi në fytyrë për ‘të punuar si prostituta’.

Anastasia Petrella dhe Stefania Volturno zgjodhën këtë mënyrë për të denoncuar fenomenet negative në qytezën e tyre si prostitucionin, drogën dhe krimet të tjera.

Si ‘tutor’ i tyre ishte vendosur vetë kryetari i komunës, i cili shfaqej menjëherë sapo ndalonte një klient, por jo për t’i marrë paratë, por për ta gjobitur në emër të shtetit për nxitje të prostitucionit.

Dy këshilltaret deklarojnë se ndërmorën këtë nismë për të tërhequr vëmendjen e shtetit që të vendosë autoritetin e tij dhe të nxjerrë qytezën e tyre nga harresa institucionale ku ndodhet prej kohësh

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet