Ja pse nuk rruhej së fundi Leonardo Di Caprio

Showbiz

dicapriooTë shtunën u bë e qartë pse Leonardo DiCaprio kishte gjithë këtë kohë që nuk rruhej duke zgjatur mjekren e tij.

Mjekra e madhe aktorit të famshmëm 40-vjeçar i duhej për xhirimet e filmit të tij të ri me titull ‘The Revenant’, fotot e para të të cilit janë publikuar nga ‘20th Century Fox’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Filmi me regji të Alejandro González Iñárritu tregon historinë e një burri i cili braktiset nga shokët e tij kur e sulmon një ari dhe pasi mbijeton, nis të hakmerret ndaj atyre që nuk e ndihmuan.

Në këtë film interpretojnë edhe aktorët Tom Hardy, Will Poulter, Domhnall Gleeson dhe Paul Anderson. Filmi do të shfaqet për herë të parë në janar të vitit 2016.

ME TE LEXUARAT