Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Itali, shqiptari kapet me 1 kg kokainë, arsenal armësh e rroba policie

shqiptari-itali-kokainePolicia italiane arrestoi një 26-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës pasi është kapur me 1 kilogram kokainë të pastër dhe një arsenal armësh.

Nesti Begaj banues në Durrës, sipas mediave italiane njihej si person me precedentë penalë edhe pse qëndronte me dokumente të rregullta në Itali.
Shqiptari rezident në qytezën Martinsicuro, punonte në ndërtim. Policia ka thënë se në një banesë që përdorej si depo e mjeteve të punës, u gjetën 1 kg kokainë të pastër.

Gjatë kontrolleve policia deklaroi se sekuestroi gjithashtu një pistoletë e markës Brauning kalibër 6,35 mm dhe një sasi e madhe fishekësh.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet