Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Inspektorati kontrolle në terren: Gjenden me probleme 281 pika karburantesh

iqtDrejtoresha e Inspektoratit Qendror Teknik vendosi te tregoje se po kontrollon cilesine e karburantit.
Vitin e kaluar, vetëm 6% e bizneseve te kontrolluara rezultuan se kanë abuzuar me cilësinë e kishin mnagësi në dokumenta.

Kryetarja e re i IQT, Ejana Xhixha thotë se janë marrë rreth 5000 mostra prej të cilave mbi 200 kanë rezultuar se tregtojnë karburant jashtë standardeve të cilësisë. Ndaj tyre janë marrë masa që nga ndëshkimi me gjobë që varion nga 100 000 në 2 000 000 lekë, deri në pezullim të aktivitetit apo revokim të licencës.

“Nga 281 penalizime, 220 kishin probleme me cilësinë, kurse 61 probleme dokumentare. Janë propozuar 39 raste për pezullim license, 4 prej të cilave u është revokuar licensa përfundimisht, do t’i publikojmë shumë shpejt”, tha Xhixha.

Kreu i IQT-së u kërkoi qytetarëve të raportojnë pranë Inspektoriatit pikat e dyshuara prej tyre për mashtrim me cilësinë e karburantit.

IQT publikoi pak ditë më parë listën e mbi 60 subjekteve të ndëshkuara gjatë muajve nëntor e dhjetor, që tregtonin karburant jashtë standardeve të cilësisë. Pikat e gjobitura janë të vendosura jo vetëm në periferi por edhe brenda qyteteve, përfshirë vijën e verdhë të kryeqytetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet