I bie zjarr në shtëpi, politikani francez hidhet nga ballkoni

Bota

zjarr-lepenNjë zjarr ra në banesën e liderit të nderit të Frontit Nacional, Jean Marie Le Pen, në “Rueil Malmaison” të Parisit.  86-vjeçari ka mbetur i lënduar lehtë në fytyrë teksa përpiqej t’u shpëtonte flakëve.

Sipas të dhënave të para, zjarri ka rënë fillimisht në oxhakun e shtëpisë, në të cilin po punonte një punëtor. Për të shpëtuar Le Pen doli në ballkon, prej nga ra teksa përpiqej t’i shpëtonte flakëve.

Plagët nuk ishin shqetësuese dhe as ai e as e shoqja që ndodhej në shtëpi në momentin e zjarrit nuk janë shtruar në spital.  Presidenti i nderit i Frontit Nacional është ndihmuar nga zjarrfikësit, ndërkohë që partia e themeluar prej tij ka konfirmuar lajmin.

“Gjendja shëndetësore e Jean Marie Le Pen nuk është shqetësuese”, ka bërë të ditur vajza e tij Marine Le Pen, liderja aktuale e Frontit Nacional.

Në forumet online nuk kanë munguar spekulimet dhe batutat. “Mesa duket, punëtori mysliman teksa punonte në oxhak ka ndezur kryqin prej druri për t’i vënë flakën shtëpisë”, thotë një komentues.

“Ndoshta lajmi i saktë do të ishte ky: Le Pen, në përpjekje për të djegur një punëtor mysliman që po punonte në oxhakun e tij, djeg shtëpinë”, është përgjigjur një tjetër.

ME TE LEXUARAT