Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hidhet shorti i Eurovision, ja kur do këndojë Elhaida Dani

eurovision2015Diten e sotme në Vjenë është hedhur shorti mbi këngët dhe garën ne Eurovision ku Shqipëria është vendosur në gjysmëfinalen e parë, bashkë me shtetet si Hungaria, Serbia, Gjeorgjia, Armenia e Belgjika.Ne lidhje me shortin kanë shpërthyer komentet se do të jetë e vështirë të dalësh në finale pas pjesëmarrjes në gjysmëfinalen e parë. Sfida edhe për Elhaida Danin duket e vështirë.
Gjithsej 16 këngë do të këndojnë natën e parë të festivalit Eurovizion 2015-të, ndërsa vetëm dhjetë nga to do të kenë mundësinë e kualifikimit për në finale. Natën e dytë janë 17 këngë, me procedurë po ashtu të njëjtë.
Elhaida Dani do të këndojë me datë 19 maj, ndërsa pritet të shihet nëse kënga “Diell” do t`ia sigurojë asaj biletën për edhe një performancë tjetër, atë të finales së madhe me 23 maj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet