Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me migrimin e qytetarëve nga vendi.
Haradinaj gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës i ka bërë thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e stabilizim- asociimit si dhe të bëjnë heqje e vizave për qytetarët kosovar.
“Unë i bëjnë thirrje BE-së që të përshpejtojë procesin e stabilizim asociimit me Kosovën. I bëj thirrje që të përshpejtohet liberalizimi i vizave dhe të mos ndëshkohen dy milionë qytetar. Le të ndëshkohen përgjegjësit e krimit, të korrupsionit e të mos ndëshkohen dy milionë qytetarë”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, ka thënë se nuk duhet që faji të hidhet tek opozita dhe ka bërë thirrje që të mos ikin nga përgjegjësia.
“Çka i themi sot popullit. Ishalla i keni shtëpitë se njerëzit po shkojnë. Çka do të bëjnë njerëzit. A do të rrinë indiferent, a po dojnë me e kuptu se diçka serioze është duke i ndodh diçka këtij populli. Më lehtë i kalon dikush përgjegjësisë, se sa kur ka përgjegjësi. Nuk është mirë me mohu temën, me minimuzi e me qit si të opozitës. Gabim është. Po japim shembull të keq. Kosova prej pavarësisë nga qeveria Thaçi e cila ka mbërri me i ndan njerëzit e Kosovës në dy grupe. Ata të pushtetit, dhe të gjithë ata që nuk janë kanë pjesë e qeverisë Thaçi, të cilët kanë shpresu që ka me u bo diçka, kanë shpresuar që po ndodh ndryshimi. Ajo që ka ndodh është se keni dështuar që t’ua jepni shpresën e ndryshimit”, ka thënë Haradinaj.