Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Filipine, 49 policë vriten pas përleshjeve me rebelët myslimanë

filipineTë paktën 49 policë vdiqën gjatë përleshjeve me rebelimin mysliman në vend që filoi dje në jug të arkipelagut, në fund të një marrëveshje paqeje të nënshkruar një vit më parë, njoftoi sot një zëdhënëse e policisë filipinase.
Përleshjet u zhvilluan në Mamasapano, një lokalitet në ishullin Mindanao i kontrolluar nga rebelët e Frontit Moro Islamik të Lirisë (MILF).

Përleshjet, që zgjatën 11 orë, filluan pasi policia u fut në qytet pa rënë dakord fillimisht me rebelët, siç parashikohej nga marrëveshja e paqes e marsit të vitit të kaluar.

”Trupat e 49 policëve u morën nga autoritetet”, tha zëdhënësja, Judith Ambong.

Ajo nuk saktësoi numrin e rebelëve të mbetur të vrarë nga përleshjet.

Pas vitesh revoltë të armatosur që ka shkaktuar mijëra të vdekur, MILF dhe qeveria filipinase arritën një marrëveshje paqeje që parashikonte krijimin e një rajoni autonom në jug të vendit, që konsiderohet nga pesë milionë myslimanët e vendit si toka e tyre e të parëve.

Filipinet kanë një popullsi prej 100 milionë banorësh

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet