FIFA heton Real Madridin për “abuzim me të mitur”

Kliko per me shume info

reali2014FIFA ka nisur zyrtarisht hetimet për Realin e Madridit. Klubi spanjoll dyshohet se ka tranferuar në mënyrë të parregult lojtarë nën moshën 18-vjeç. Pas Barcelonës edhe Reali i Madridit dyshohet nga FIFA në lidhje me tranferimin e lojtarëve minorenë.
Zërat që qarkullonin prej kohësh janë zyrtarizuar nga e përditëshmja spanjolle “AS”.
FIFA ka publikuar kërkesën e qeverisë botërore të futbollit dërguar Federatës Spanjolle për t’i dërguar të gjithë dokumentacionin dhe kontratat e lojtarëve të rinj të transferuar te Reali i Madridit kohët e fundit.
Klubi madrilen ka qenë shumë aktiv në merkaton e janarit, duke tranferuar disa prej taleneteve më të spikatur si norvegjezi Martin Odegard dhe brazialiani Lukas Silva.
Dy futbollistët janë nën moshën 18 vjeç dhe FIFA do të hetojë, nëse Reali ka shkelur rregulloren në lidhje me tranferimin dhe kontraktimin e lojtarëve minorenë.
Nëse kjo vërtetohet, klubi madrilen rrezikon pezullimin në merkato ashtu si Barcelona. Kjo e fundit u përjashtua nga merkato deri në vitin 2016 dhe sipas mediave spanjolle ishte ai që denoncoi në FIFA tranferimet e fundit të rivalëve të Realit të Madridit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here