Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Familjarët: Lavdrim Muhaxheri s`është vrarë, ështe gjallë!

muhaxherDiten e djeshme u raportua se ishte vrarë, por nuk doli të jetë ashtu. Lajmin e lansuar edhe nga mediat ndërkombëtare, e hodhën poshtë familjarët e Lavdrim Muhaxherit.
Djali nga Kaçaniku, i futur në listën e zezë për terrorizëm, ende nuk ka vdekur. Familjarët thonë se sot kanë biseduar me të në telefon, citon radiotelevizioni i Kosoves.
Thirrja për faljen e drekës në xhamin e Kaçanikut mblodhi dhjetëra besimtarë.
Në mesin e tyre edhe babain e Lavdrim Muhaxherit dhe familjarët e tij.
Mediat botërore raportuan se kosovari i cili për më shumë se dy vjet po luftonte përkrah grupeve të shtetit Islamik, është vrarë. Megjithatë ky lajm është pak i besueshëm për babin e tij K. Muhaxheri.
Pas një debati të gjatë para xhamisë së qytezës, babai dhe familjarë të tjerë hedhin poshtë çdo lajm se djali i tyre është vrarë.
Arsyeja se pse ata nuk duan të flasin rreth aktivitetit të Lavdrimit, sipas tyre, është fakti se kjo çështje po u shkakton telashe të mëdha.
Një familje tregtarësh të njohur në Kaçanik veçmas pas daljes së birit të tyre krah grupit ISIS, ka ndikuar thellësisht në gjithë fisin.
Të shqetësuar, thonë se nga ky rast u janë mbyllur shumë rrugë.
Ka kohë që disa nga ta nuk po mund të kalojnë as kufirin maqedonas dhe as atë shqiptar.
Qytetarët e Kaçanikut, ata që e njohin familjen Muhaxheri, thonë se të izolohet familja për një rast të tillë, është e padrejtë.
Qyteti i Kobanit ku është raportuar se është vrarë Lavdrim Muhaxheri i futur në listën e njerëzve me të rrezikshëm, është një nga qytetet ku zhvillohet betejë e ashpër mes terroristëve të ISIS’it dhe luftëtarëve kurdë. Ky qytet ka një rëndësi të madhe në luftën kundër ISIS’it, pasi që vlerësohet të jetë një ‘urë’ lidhëse që terroristët e ISIS’it pretendojnë ta marrin nën kontroll, në mënyrë që të depërtojnë më lehtë për në Evropë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Zogu says

    Zoti i dhente jete jete sa me shume ti duan vdekjen aq me ymer ka

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet