Në afërsi të restorantit “Woodlen” në Brezovicë, dy viktima meshkuj, shqiptarë, shtetas të Maqedonisë, janë sulmuar dje fizikisht nga persona të panjohur.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë e më pas janë transportuar në emergjencën e Ferizajt.
Nuk raportohet për te arrestuar. Policia po heton rastin.