Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dy imamët shqiptarë mbështesin nga burgu sulmin terrorist ndaj “Charlie Hebdo”

abdurrahim-balla-charlieDy imamët e arrestuar në muajin shkurt për nxitje të terrorizmit, Abdurrahim Balla dhe Bujar Hysa, kanë nxjerrë një deklaratë që po qarkullon në rrjetet sociale në mbështetje të sulmit terrorist ndaj revistës satirike franceze Charlie Hebdo.

“Çdokush që ka pikturuar karikatura për Profetin tonë Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem ose ka shkruar artikuj në gazeta apo revista ose ka shkruar libra ose ka bërë filma në të cilat ka fyerje ndaj, Profetit tonë Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem kjo për ne konsiderohet më shumë se shpallje lufte,” shkruan Balla dhe Hysa.

“Kështu që ajo vepër që ka ndodhur në Francë nëse vërtetohet se e kanë bërë muslimanët për arsye të karikaturave atëherë ne këtë vepër e konsiderojmë vepër të mirë që ka shumë shpërblim tek Allahu,” shtojnë ato.

letra e imameve

Me 7 janar tre burra të maskuar hynë në zyrat e revistës satirike franceze Charlie Hebdo, duke qëlluar me armë automatike dhe vranë 11 persona dhe plagosën 11 të tjerë. Kur dolën nga ndërtesa ato gjithashtu vranë një polic francez.

Edhe pse shumica e shqiptarëve janë myslimanë, islami radikal ka pak ndjekës në Shqipëri.

Shumica e politikanëve shqiptarë dhe liderëve religjioz e kanë dënuar sulmin ndaj revistës. Përfaqësuesit e katër denominimeve kryesore fetare u bashkuan me kryeministrin Edi Rama dhe lider të tjerë botërorë në marshimin e unitetit në Paris pas sulmeve.

Balla dhe Hysa u arrestuan në shkurt si pjesë e një aksioni kundër terrorizmit, të akuzuar për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar me grupet radikale islamike Jabhat al-Nusra dhe ISIS.

Që prej nisjes së konfliktit, 10 shqiptarë kanë humbur jetën në Siri dhe 30 të tjerë janë kthyer në atdhe, përpara hyrjes në fuqi të ligjit që i dënon ata për bashkëpunim me terroristët.

Në muajit shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, arrestoi 8-të dyshuar, përfshirë dy imamët, si pjesë e një rrjeti i cili besohet që ka organizuar dhe financuar rekrutimin e xhihadistëve shqiptar që luftojnë në Siri.

Rreth 90 militantë Shqiptarë, një pjesë me familjet e tyre, u nisën drejt Sirisë gjatë viteve 2012-2014, me bindjen se do të bëheshin pjesë e një lufte të shenjtë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, rreth 50 prej tyre, të identifikuar tashmë nga autoritetet e sigurisë vazhdojnë të jenë pjesë e konfliktit.

“Nëse dikush do thotë: ju qenkeni terroristë sepse po lejoni të vriten njerëzit për shkak të lirisë së fjalës. Përgjigje: Po ne jemi terroristë ndaj çdo armiku të Allahut që I ka shpallur luftë fesë islame. Jemi krenar për këtë,” shkruan Balla dhe Hysa.

“I bëjmë thirrje çdo muslimani që e do islamin dhe e do Profetin Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem më shumë se vetja,fëmijët, prindërit e të tjerët që të bashkëngjitet me ne në këtë qëndrim ne mbrojte te fesë tonë dhe Profetit tone Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem sidomos tani që shume gazeta janë solidarizuar me gazetën që i ka shpallur luftë islamit duke fyer Profetin Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem,” përfundojnë ato.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet