Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Droni ulet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, alarmohen shërbimet sekrete


Shërbimet sekrete amerikane u alarmuan sot pasi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ndodhi diçka e papritur.
Shërbimi sekret i SHBA-së sot kanë gjetur një dron gjysmë metër në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ka ndodhur ndërkohë që presidenti amerikan Barack Obama është në vizitë zyrtare në Indi.

Mediat Botërore më herët sot, thanë se është gjetur një “pajisje” në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë, por se ajo nuk përbën kërcënim.
“Ishte një pajisje që e zbuloi shërbimi sekret në Shtëpinë e Bardhë. Të dhënat e para janë se nuk ka ndonjë lloj kërcënimi të vërtetë për të gjithë në Shtëpinë e Bardhë,” konfirmoi Josh Earnest  për “AP”, i cili është bashkë me Obamën në Indi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet