De Biasi mesazh kombëtares para ndeshjes me Armeninë

Sport

debiasi2014Trajneri italian Gianni De Biasi, ka thënë se ndeshja kundër Armenisë është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare. Me këtë rast italiani iu ka bërë thirrje futbollistëve kuqezi që të qëndrojnë me kembe ne toke.

“Na pret një takim mjaft i vështirë kundër Armenisë. Do të jetë një udhëkryq i rëndësishëm për të ardhmen e kombëtares sonë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përpiqemi të përmirësohemi në mënyrë graduale”, ka thënë De Biasi.

Shqipëria luanë më 29 mars kundër Armenisë për eliminatoret e Francë 2016. Shqipëria ka gjasa që të kualifikohet për herë të parë në histori në një kampionat evropian.

ME TE LEXUARAT