Braho: Pakti detar me Greqinë do të rinegociohet

Aktualitet

brahoKryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, vlerësoi të hënën se nuk cënohet siguria kombëtare edhe pse në krye te qeverisë greke eshte lideri i opozitës së majtë, Aleksis Tsipras.

Tsipras bëri betimin këtë të hënë para Presidentit, duke u mandatuar për formimin e qeverise së re të Greqisë. Në një prononcim për mediat, kreu i komisionit të Sigurisë, Braho, tha se kushdo që të jetë Kryeministër, pakti detar do të rinegociohet. AI shprehu bindjen se Syriza ashtu si edhe të majtët e tjere, do të jetë i bindur për këtë rinegocim në interes të zgjidhjes së këtij problemi që nuk është problem shqiptar, por është problem dypalësh. “Të dyja vendet kanë interes për ta zgjidhur”, deklaron Braho.

Një përshtypje e parë është se ata brenda pak orëve, vijon Braho, nxorën rezultatin dhe sipas tij, kjo dëshmon për një demokraci të zhvilluar dhe një seriozitet në zgjedhje pavarësisht problematikës që ata kanë. “Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë të vështira. Me këtë rast unë i uroj fitoren e Syzriza dhe të Tziprasit. Kam patur rastin ta takoj në vitin 1998, ishte përfaqësues i rinisë në Partinë Smoja që ishte në atë kohë”, thekson Braho.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur mbi seancën dëgjimore me ministrin e Brendshëm, të njoftuar prej tij, Braho tha se janë disa raportime për të cilat komisioni thërret ministrin e Brendshem, Drejtorin e Përgjithshme të Policisë, Shërbimin Informativ, Drejtorinë e Pastrimit të Parave, lidhur me problematikën e luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar që është një problematikë. Në përgjigje të pyetjes nëse ka elemente konkrete që mund të gjykohen shqetësuese, Braho shprehimisht tha se “po, ka element konkret”. Fakti që kemi disa ngjarje të rënda kriminale që lidhen, jo vetëm me zbulimin e arsenalit të madh të prodhimit të drogave, theksoi ai, por edhe me ngjarje të tjera, siç është përdorimi në aksione kriminale të eksplozivit. “Ngjarjet e Francës kërkojnë një riangazhim drejt strukturave të sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar”, nënvizoi Braho.

Në lidhje me shpërthimet e fundit me eksploziv, i pyetur nëse gjykon se diçka po çalon me sigurinë dhe rendin në vend, Braho tha se nuk po çalon asgje, por se është një dinamikë që po ripërsëritet. “Policia ka arritur suksese të rëndësishme në këtë periudhë, por edhe krimi është në ofensivë. Gjykoj që goditjet do të jenë të forta, pasi janë marrë të tëra masat për zbulimin e autorëve, por edhe për zbulimin e këtyre grupeve kriminale që shpesh herë veprojnë me porosi për të krijuar këtë situatë”. tha Braho.

ME TE LEXUARAT