Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Braho: Ka grupe kriminale që veprojnë me porosi për të krijuar situata të rënda

spartak-brahoDeputeti Spartak Braho tha se fakti që kemi disa ngjarje të rënda kriminale që lidhen, jo vetëm me zbulimin e arsenalit të madh të prodhimit të drogave, por edhe me ngjarje të tjera siç është përdorimi në aksione kriminale të eksplozivit, kërkojnë një riangazhim të strukturave të sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar.

“Është një dinamikë që po ripërsëritet. Policia ka arritur suksese të rëndësishme në këtë periudhë, por edhe krimi është në ofensivë. Gjykoj që goditjet do të jenë të forta pasi janë marrë të tëra masat për zbulimin e autorëve, por edhe për zbulimin e këtyre grupeve kriminale që shpesh herë veprojnë me porosi për të krijuar këtë situatë”, tha Braho.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet