Bashkim Zeneli: Fitorja e Syrizas nuk ndikon në marrëdhëniet me Shqipërinë

Politikë

bashkim zeneliIsh-Ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli tha në studion e Ora News se fitorja e Syrizas nuk ndryshon asgjë në marrdhëniet mes dy vendeve. Greqia mbetet mbështetje për integrimin e vendit tonë.

“Në raportet me shqiptarët duhet kuptuar kjo, që cdo e mire e Greqisë, pa dyshim shkon edhe në të mirë të shqiptarëve, sepse një pjesë e madhe janë të integruar në shoqërinë greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Politikat e Greqisë me vendet fqinje në mënyrë të vecantë edhe me Shqipërinë nuk ndryshojnë me ardhjen e një qeverie tjetër. Mund të ketë ngadalësime, por përgjithësisht janë politika të konsoliduara tashmë. Syriza nuk është një parti antieuropiane apo anti NATO dhe në deklarimet e Tsipras nuk është folur në veçanti për raportet me Shqipërinë, por në përgjithësi për marrëdhëniet me rajonin.

Greqia që nga samiti i Selanikut i vitit 2003, ka pasur një politike mbështetëse për aspiratën e vendeve të rajonit në drejtim të BE dhe strukturave euroatlantike.”, tha Zeneli.

ME TE LEXUARAT