Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aleksis Tsipras: Do jem kryeministër pa kollare, adhuroj Che Guevaran

tsiprassAlexis Tsipras, drejtues i Syriza, do të jetë kryeminsitri më i ri në Greqi që prej vitit 1865. I lindur në vitin e famshmë 1974, vetëm tre ditë pas fundit të juntes ushtrake, fati i tij ishte shkruar në politikë. Në moshën 17 vjeçare ai organizoi pushtimin e shkollës së tij të mesme në shenjë proteste ndaj reformave të arsimit.
Që në këtë moshë ai spikatet për aftësitë e tij në komunikim dhe shndërrohet në zëdhënësi i nxënësve të shkollës së tij. Më pas Aleksis Tsipras futet në organizatën e rinisë së partisë komuniste greke, KKE, që edhe sot është pjesë e parlamentit.
Pak vite më vonë, ai do të bwhej pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës. Por dita e Alexis Tsipras erdhi në zgjedhjet lokale në vitin 2006 kur Tsipra vetëm 32 vjeçar hyn në garë për postin e kryetarit të bashkisë së Athinës dhe arrin të fitojë vetëm 10,5% të votave.
Emri i Alexis Tsipras skalitet tashmë në politikën greke. Në kongresin e partisë Syriza në vitin 2008, kreu i partisë Alekos Alavanos tërhiqet për arsye shëndetësore, dhe e ndihmon Tsipras të ngjitet në krye të partisë – kundër rezistencës së fortë të politikanëve me emër. Ish ministri i Drejtësisë, Fotis Kouverlis largohet dhe themelon në zemërim e sipër një grupim të ri politik. Megjith mbështetjen për babanë e tij politik, shpresa e re e partisë, Tsipras nuk heziton aspak ta lerë në baltë Alvanos, kur ai doli kundër linjës së re të partisë. Arsyeja e debatit të brendshëm janë çështjeet e personelit, dhe jo pak edhe pikëpamjet e ndryshme për qëndrimin e Greqisë në eurozonë.
Alavanos është pro kthimit tek dhrahmia dhe krijon një parti të re me emrin “Plan B”, ndërsa nuk komenton konfliktett me Tsipras. Në zgjedhjet e 2012-ës partia nën drejtimin e tij fitoi 27% të votave duke u bërë partia e dytë në parlamentin grek.
Para gjedhjeve të 2012 ndryshe nga lidertë e tjerë ai preferonte te udhëtonte me motocikletë dhe jo me limuzinë. Por gjatë fsuhatës së janarit ai zgjodhi të lëvizte me makina jo luksoze, por familjare. Edhe pse ka zbutur tonet gjatë fushatës, Tsipras vijon te ketë si idhull liderin revolucionar Che Guevara. Për më tepër, djali I tij I vogël ka si emër të mesme Ernesto, në nder të komandatit Ce Guevara.
Sipas kritikave Tsipras konsiderohet si i etur për pushtet dhe argumentojnë se ai do të sakrifikojë Greqinë për ambiciet e tij politike. Por ai është shumë popullor mes njerëzve dhe ka premtuar se do të rrisë pagat dhe pensionet, do të ndalojë shkarkimet nga puna dhe të ngrijë privatizimet e aseteve shtetwrore. Tsipras ëshët përpjekur për të promovuar figurën e tij në rangun ndërkombëtar duke takuar Papa Franceskun dhe kreun e Bankës Qendore Europiane Mario Draghi, ndërsa ka shkruar shpesh artikuj për gazetat ndërkombetare përfshirë Financial Times.
Aleksis Tsipras ka ndjekur shkollën e lartë për inxhineri ndërtimi kur edhe filloi karriera e tij politike. Për ata që e njohin ai është i sjellshëm, miqësor dhe i drejtpërdrejtë. Tsipras jeton një jetë të thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe bashkëshorten Peristera Batziana, dashuria e kohës së rinisë, përzihet me popullin, dhe lëviz shpesh me motor. Ai njihet si një politikan që kurrë nuk mban kollare. Dhe kur u pyet pse kjo zgjedhje ai u përgjigj: Nëse nuk kam mbajtur deri tani kollare, nuk kam për të mbajtur as kur të jem kryeministër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet