Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj gjatë një takimi mbi zhvillimin dhe integrimin e bujqësisë dhe tregtisë në Elbasan ka deklaruar se modeli i ri ekonomik do të përqëndrohet të rritja e prodhimit vendas dhe e eksporteve.
“Modeli i ri ekonomik është rritja e prodhimit vendas dhe e eksporteve. Jemi duke përfunduar strategjinë për të zhvilluar tregtinë e bujqësinë”, tha Ahmetaj.
Më tej Ahmetaj tha se viti 2016 do të ketë ndryshime në ligj.
“Gjetëm një klimë biznesi të ashpër, ne kemi ndryshuar qasje ndaj industrisë. Kemi përdorur paketa lehtësuese për biznesin sic janë fasonët.Viti 2015 është viti i ndryshimit, ndërsa në vitin 2016 do të ketë ndryshime në ligj.
Po ashtu Ahmetaj tha se do të ndërhyet me paketa lehtësuese edhe në turizëm.