Agron Duka i PR merr bekimin e opozitës për kandidat bashkie në Durrës

Aktualitet

AGRON DUKARreth 5 muaj para zgjedhje e djathta ka zgjidhur enigmen e njeriut qe synon te drejtojë bashkinë e dyte me te rendishme ne vend, Durrësin. Republikani Agron Duka ka marre bekimin e te gjithë opozitës duke u shpallur zyrtarisht nga kreu i PR, si kandidat për bashkine e qytetit bregdetar.

“PR mendon se zoti Duka është një nga kandidaturat më të plotë përsa i përket bashkisë së Durrësit dhe do të jetë në gjykimin tonë kandidati për kryetar bashkie i qytetarëve të Durrësit në radhë të parë, i të djathtës dhe të gjithë atyre që duan një Durrës të zhvillohet në një mënyrë krejt ndryshe me një koncept europian jashtë interesave klanore. Zoti Duka ka një mbështetje të madhe të votuesve të këtij qarku, ka treguar që është mjaft korrekt si me votuesit edhe me angazhimet e tij politike”, tha Mediu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kandidimi i Agron Dukës indirekt përjashton hyrjen në garë të një emri tjetër me peshë në Durrës si LSI-isti Lefter Koka. Me shumë mundësi gara për Durrsin do të jetë mes Dukës dhe kryetarit aktual Vangjuh Dako që prej dy mandatesh dhëheq durrësin. Kandidimi i Dukës është konsultuar me drejtuesit e PD por dhe me strukturat lokale të së djathtës.

ME TE LEXUARAT