Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

10 ditë procedura për azilkërkuesit e Kosovës në Austri

austriNdonëse nuk kanë asnjë shans për t`iu njohur azili, refugjatë të shumtë nga Kosova dhe Serbia ia mësyjnë Austrisë. Vitin e kaluar nga këto dy vende kanë kërkuar azil 2700 veta, prej të cilëve mbi 1900 nga Kosova. Të dy vendet, nga Austria konsiderohen “të sigurta”.

Kështu, duke qenë se ky status nuk i ndalon ata nga kërkimi i azilit, ministrja e brendshme e Austrisë ka paralajmëruar ashpërsim të qasjes ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë. Duke filluar nga ky vit ministrja Johanna Mikl-Leitner do të vendosë një procedurë të shkurtuar për këta shtetas, albinfo.

“Personat nga vendet e sigurta, të cilët edhe ashtu nuk kanë asnjë shans për azil, po bëhen problem për refugjatët e vërtetë të luftës për të cilët po behet gjithnjë më e vështirë t`i strehojmë”, ka thënë Leitner.

Procedura që ajo synon ta vendosë parasheh që për azilkërkuesit nga vendet e përmendura brenda dhjetë ditësh të vendoset gjithçka, shkruan krone.at. Madje, për dëbimin e tyre nuk do të pritet përgjigja e ankesës së rregullt që mund të kenë bërë ata.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet