Një person i shpallur në kërim për tentativë vrasjeje u arrestua nga Policia e Vlorës.
Sipas burimeve zyrtare njoftohet se shtetasi Fatos Alimuçi u vu në pranga nga strukturat e Policisë Kundër krimit pasi ndaj tij Gjykata e Vlorës kishte nxjerrë urdhër arresti për veprat penale të vrasjes me dashje e mbetur në tentativë ndaj shtetasit me inicialet D.T, banues në Vlorë.
Ndaj tij rëndon gjithashtu edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, konfirmoi policia.