Torino e ka befasuar Interin duke e mposhtur në San Siro me rezultat 1 me 0 në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Ka qene një gol i Emiliano Morettit në sekondat e fundit të ndeshjes i mjaftoi mysafirëve që të dalin me tri pikë të plota nga kjo ndeshje.
Torino siguroi fitore ishte skuadra e Interit që dominoi gjatë gjithë ndeshjes. Transferimi më i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, këtë takim e nisi nga stoli rezervë edhe pse ishte më aktivi për fitoren në mesjavë ndaj Sampdorias. Ai u inkuadrua në minutën e 56-të në vend të D’Ambrosios.
Kjo humbje e mban Interin në pozitën e nëntë me 26 pikë, 25 pikë më pak se lideri i ligës, Juventusi.