Partizani arriti të marrë një pikë të rëndësishme në fushën e Laçit, në ndeshjen e Superligës.
Kryeqytetasit ishin në humbje në pjesën e parë, pas golit të shënuar nga Cetkoviç, por mundën të barazonin në fillim të pjesës së dytë.
Autor i golit ishte lojtari i ardhur nga Elbasani, Dorian Bylykbashi.
Skuadra e trajnerit Duro e meritoi barazimin, pasi krijoi shumë raste pasi u ndodh në dizavantazh.
Tashmë, Partizani ka 37 pikë, duke mbetur pas Tiranës, në vendin e tretë të renditjes.
Ndeshja po komentohet se tepermi ne rrjetet sociale ku shume persona qe kane ndjekur takimin thone se Laci ia hapi porten Partizanit.