Një makine e tipit Opel Astra është djegur në mes të qendrës së kryeqytetit në Prishtinë, mbrëmjes e së dielës.
Nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij zjarri, derisa Policia e Kosovës ka njoftuar se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident.
Reagimi i Policisë së Kosovës dhe i ekipeve të zjarrfikësve ka qenë i shpejt në këtë rast, citon koha.