Samsung Galaxy S6 me super-kamera, 20 megapiksel

Teknologji

galaxys6Burime të afërta me divizionin Samsung Electro-Mechanics (SEM), kanë thene se se ky telefon inteligjent i cilësisë së lartë do të ketë kamera kryesore 20 megapiksel me stabilizuesin optik të imazheve.

Uebsajti BGR pretendon se ka zbuluar specifikat e sakta të Samung Galaxy S6.

Sipas këtij uebsajti, Galaxy S6 do të vijë me një procesor me arkitekturë 64-bit me tetë bërthama 14nm (një version i procesorit Exynos), i cili thuhet se do të jetë 50% më i shpejtë se paraardhësi i tij.

Do të ofrohet gjithashtu edhe lidhja LTE e kategorisë së gjashtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pajisja do të ketë ekran 5.1 inç Quad HD super AMOLED me densitet 577 pikselë për inç.

Sa i përket RAM-it, nuk kemi informacion, por vetëm është thënë se pajisja do të vijë në tri versione të hapësirës së brendshme, 32GB / 64GB / 128GB.

Galaxy S6 do të ketë gjithashtu bateri me kapacitet 2550 mAh, e cila falë një teknologjie të re, do të mund të zgjasë për katër orë përdorim me një karikim prej 10 minutash.

Telefoni do të mbrohet nga xhami Gorilla Glass 4 dhe do të ketë një kamera frontale 5 megapikselë me hapje f/1.8. Pajisja do të ketë gjithashtu trup prej metali dhe xhami, transmeton Krokodili.

Samsung ka konfirmuar se do të prezantojë Galaxy S6 në Kongresin Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet më 2 mars.

ME TE LEXUARAT