Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti i Komisionit të Venecias, nesër në Tiranë

kom venInstitucionet ndërkombëtare e kanë bërë të qartë disa herë se reforma në drejtësi duhet të udhëhiqet nga Komisioni i Venecias. Dhe vetëm pak ditë pasi parlamenti e nisi punën për këtë reformë me anë të komisionit të posaçëm, në të cilin opozita nuk mori pjesë, në Shqipëri mbërrin Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Ai do ta vizitojë nesër Tiranën me ftesë të Institutit të Studimeve Diplomatike në kuadër të reformës në drejtësi.

Kreu i Komisionit të Venecias do të takohet me Presidentin Bujar Nishani, Ministrin e Drejtësisë, Kreun e opozitës Lulzim Basha, si dhe kryetarin dhe zv/Kryetarin e Komisionit të Ligjeve.

Ai do të mbajë edhe një konferencë me temë komisioni i Venecias dhe Shqipëria, dinamizmi i legjislacionit shqiptar drejt standardeve europiane.

Komisioni i Venecias është organ i specializuar këshillimor pranë Këshillit të Europës. Shqipëria në jo pak raste i është drejtuar këtij Komisoni për dhënie mendimi dhe ekspertize.

Siç ishte rasti i miratimit të Kushtetutës, kryesisht për çëshjte të veçanta që kishin të bënin me organizimin e pushtetit gjyqësor, Këshillin e Lartë të drejtësisë, rotacionin e gjykatësve në Gjykatën e Lartë dhe administratën publike, si dhe në ndryshimet që iu bënë kodit elektoral të miratuar më 2008-ën, që prekën më pas ligjin themeltar të shtetit.

Institucionet dhe organizmat ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në çështjet e drejtësisë, ia kanë bërë të qartë disa herë politikës shqiptare se reforma në drejtësi duhet të udhëhiqet nga Komisioni i Venecias.

Ardhja e presidentit të këtij komisioni ne Shqipëri përkon me kthimin në Kuvend nga Presidenti i Republikes, i ligjit për Gjykatën e Lartë, me argumentimin se neni që kërkon ngritjen e një Këshilli të posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të kësaj gjykate, shkel hapur Kushtetutën dhe kompetencat e kreut te shtetit. Kreu i shtetit konstaton gjithashtu se iniciativa është e përshpejtuar dhe jo e konsultuar më herët në kohën e Euralius-it, OSBE-së dhe për më tepër Komisionit të Venecias.

Vizita përkon gjithashtu edhe me dy dekretet e Presidentit për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Mazhoranca i ka rrëzuar deri më tani të gjitha kandidaturat e propozuar nga kreu i shtetit për plotësimin e këtyre vakancave. KLAN

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet