Përleshja, Philippe Mexes i kërkon falje Lorik Canës

Sport

mexes-canaMbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes i ka kërkuar falje Stefano Maurit dhe Lorik Canës për incidentin e krijuar në takimin e djeshëm kundër Lazios në kuadër të Serie A.

Mexes nuk arriti të kontrollojë vetën e tij duke u përleshur me Stefano Maurin dhe më pas e kapi për fyti Canën. Sidoqoftë, ai ka kërkuar falje për këto gjëra, për të cilat ndihet plotësisht fajtor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë duhet të kërkoj falje te skuadra, trajneri dhe familja ime. Ishte një reagim i gabuar dhe kërkoj falje për këtë gjë sepse e kam lënë skuadrën time me 10 lojtarë në fushë dhe do të suspendohem”.

“Fatkeqsisht unë kam bërë gabim, në karrierën time kam pasur kësi lloj reagimesh. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin jashtë fushës. Unë kam fëmijë dhe ky nuk është shembull i mirë që ata mund të shohin te babai i tyre”, përfundoi Mexes.

ME TE LEXUARAT