Mustafa: Mos thërrisni "Trepça është e jona"! Ajo dihet

Kosovë&Rajon

mustafKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se protestuesit nuk kanë nevojë të bërtasin Trepca është e jona, pasi ajo gjendet në Kosovë dhe se nuk duhet frikësuar nga fjalët që inë prej Serbisë.Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Mustafës:

Ata, që iu mbet merak me e dërguar Trepçën në likuidim, për ti zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimit dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pse kemi nevojë të thërrasim se "Trepça është e jona", kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera. A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?!. Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë, e jona. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi.  RTK

ME TE LEXUARAT