Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kurdët nxjerrin fotot: Vramë 44 terroristë, mes tyre Lavdrim Muhaxheri

kurd-muhaxheriKurdët kanë njoftuar se ata kanë vrarë 42 terrorist të ISIS-it në këtë qytet. “ISIS i ka vetëm edhe 4 rrugë në kontroll. Kur të çlirojmë edhe këto 4 rrugë atëherë Kobane do të jetë përfundimisht e çliruar”, ka thënë komandanti i kurdëve sot, raporton Zëri.

Kurdët kanë publikuar edhe këto fotografi të terroriste të vrarë.  Nuk dihet nëse aty është edhe Lavdrim Muhaxheri, mirëpo sipas lajmit të publikuar, supozohet se në mesin e të vrarëve është edhe Muhaxheri.
Qyteti i Kobanit është një nga qytetet ku zhvillohet betejë e ashpër mes terroristëve të ISIS’it dhe luftëtarëve kurdë.

Më 1 janar, në bazë të statistikave nga Observatori Sirian për të Dretjat e Njeriut, ishte raportuar se kurdët tashmë kanë nën kontroll 70 për qind të këtij qyteti.

Ky qytet ka një rëndësi të madhe në luftën kundër ISIS’it, pasiqë vlerësohet të jetë një ‘urë’ lidhëse që terroristët e ISIS’it pretendojnë ta marrin nën kontroll, në mënyrë që të depërtojnë më lehtë për në Europë.express

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet