Kukës, kapen me arsenal eksplozivi autorët e plagosjes së kosovarit në 1999

Aktualitet

policia-kukesPolicia e Kukesit ka zbardhur një plagosje te ndodhur 16 vite më parë. Ne pranga kane rene 37-vjeçari Agim Spahia dhe 44-vjeçarin Gëzim Voja te dyshuar per krimin.

Ata akuzohen nga policia se më 16 maj të vitit 1999 kanë plagosur rëndë më armë zjarri një shtetas kosovar në fshatin Mëzes të Kukësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka thene se gjatë ditës sotme është bërë e mundur dokumentimi ligjor i kësaj ngjarjeje dhe ndalimi i autorëve të dyshuar.

Gjatë kontrollit në banesën e Gëzim Vojës në fshatin Shtane të komunës Malzi iu gjetën 91 kallëpe tritoli, lëndë eksplozive e llojit e llojit Nobeleks TG si dhe 23 kapsollë.

Policia deklaroi se vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë së Kukësit.

ME TE LEXUARAT