Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kokaina e Xibrakës dyshohet se hyri në Shqipëri në gjendje të lëngshme

Super-aksioni në Elbasan, dy kolumbianë e 5 shqiptarë kapen me 100 kg kokainë të përzierKokaina e kapur dy jave me pare ne laboratorin e Xibrakes ka hyre ne Shqipëri ne gjendje te lëngshme dhe me pas këtu behej ekstraktimi i saj. Ky është dyshimi i eksperteve shqiptare, por një përgjigje me e sakte, pritet te merret nga laboratorët gjermane. Gjithashtu ekspertet gjerman do te përcaktojnë edhe sasinë e sakte te lendes narkotike qe ndodhej ne laborator, si dhe kohen kur ka nisur aktiviteti i rrjetit. Ndërkohe, sic njofton Vizion Plus, asnjë nga 9 te arrestuarit qe ndodhen pas hekurave, nuk kane pranuar te japin shpjegim për hetuesit. Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve te Renda mohon te ketë nxjerre ndonjë urdhër ndalimi për persona te tjerë te dyshuar si te përfshirë ne trafik. Ka qene policia ajo qe ka shpallur ne kërkim policor Genci Xhixhen dhe Pranvera Agen, nisur nga informacionet e saj. Burimet bejne me dije se se shpejti pritet qe prokuroret shqiptare dhe gjermane te zhvillojnë nje takim per te shkëmbyer informacionin e detajuar. Zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme ende nuk kane kthyer përgjigje ne lidhje me evidentimin e pronave te te akuzuarve dhe bllokimin e tyre ne baze te ligjit antimafia. Prokuroret kane kërkuar edhe bllokimin e llogarive bankare, te cilat tashme janë evidentuar nga drejtoria e pastrimit të parave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet