Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kerry në Nigeri, premton mbështetjen e SHBA-së

kerry14Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të shkojnë tutje, për të ndihmuar Nigerinë në mposhtjen e grupit militant Boko Haram.

Kerry i ka bërë këto komente në Lagos, pasi ka takuar presidentin Goodluck Jonathan dhe rivalin e tij kryesor në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“Uashingtoni është thellësisht i angazhuar me Nigerinë dhe jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë”, ka thënë Kerry.

Boko Haram është përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve me bombardime dhe për bastisje të fshatrave, ku shumica e atyre që nuk vriten, merren peng dhe shiten si skllevër.

Zgjedhjet presidenciale në Nigeri mbahen më 14 shkurt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet