Gruaja 109-vjecare: Sekreti i jetëgjatësisë time, qëndrimi larg meshkujve

Soft

gruaja109vjecareGruaja skoceze më e vjetër, me emrin Jessie Gallan, ka mbushur 109 vjeç. Ajo është e mendimit se sekreti i jetës së gjatë qëndron në shmangien e meshkujve dhe zvogëlimin e kalimit të kohës me ta.

“Hani qull dhe shmangni meshkujt”, ka zbuluar Gallan për mediat britanike sekretin e saj për jetë të gjatë dhe të shëndoshë.

Ajo nuk është martuar asnjëherë, ndërsa ka lindur në një familje e cila jetonte në fermë.

“Sekreti im për jetë të gjatë është të qëndroni sa më larg meshkujve. Prej tyre keni më shumë probleme se përfitime”, ka thënë Gallan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo thase gjatë jetës së saj të gjatë gjithmonë është kujdesur që të stervitet rregullisht ne aspektin fizik.

“Gjithmonë jam kujdesur që të leviz sa më shumë, ha qull të ngrohtë dhe të mirë dhe kurrë nuk jam martuar”, ka thënë Gallan.

Gallan është personi më i vjetër në Skoci, ndërkohë që personi më i vjetër në botë është Misao Okawa nga Japonia e cila ka festuar ditëlindjen e saj të 116-të në mars.

Vitin e kaluar, studimi kombëtar i kryer ndaj njëqind vjeçarëve në Shtetet e Bashkuara ka treguar se sekreti i jetës së gjatë është në kalimin e pjesës më të madhe të kohës me miq dhe familje, si dhe në përkushtim të ushtrimeve fizike.

ME TE LEXUARAT